Aksion i madh policor – gjenden 60 kg marihuanë, arrestohen disa persona

Nga ana e Sektorit për kriminalistik, Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe materie të rrezikshme, në koordinim me nëpunësit policorë nga SPB Prilep dje janë privuar nga liria T.S. (22) nga Shkupi, V.K. (35) nga Republika e Shqipërisë dhe R.K. (22) nga Kosova, për shkak të dyshimit bazë se kanë bërë vepër penale tregti të paligjshme me drogë, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing

Gjatë bastisjes, është hasur një person i cili ishte arratisur, por ai u privua nga liria për një kohë të shkurtër dhe u konkludua se ishte T.S. (22) nga Shkupi.

Gjithashtu, me urdhër të gjykatës nga Gjykata Themelore-Krushevë, bastisje është kryer edhe në dhomat me qira të një objekti akomodues në Krushevë, ku personat: V.K., R.K., L.S. (23) dhe T. S., gjatë së cilës u gjet dhe sekuestrua hashash dhe vaj marijuane. V.K. dhe R.K. u privuan nga liria.

Nga MPB-ja theksuan se hetimi vazhdon edhe sot, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë së cilës personi juridik për prodhimin e kanabisit mjekësor aktualisht po inspektohet.

Marketing