Aksion i madh policor në Maqedoni, ka të arrestuar

Operacioni i sotëm i koordinuar i policisë, i koduar “Kipper”, u krye nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm nga Njësia Kombëtare Kundër Kontrabandës dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe në bashkëpunim me Departamentin e Operacioneve Speciale.

Marketing

Veprimi është rezultat i një procedure parahetimore që është zhvilluar nga shtatori 2023 deri në qershor të këtij viti. Procedura mbulon një grup të organizuar kriminal prej shtatë anëtarësh, i cili vepronte në territorin e shtetit me qëllim kryerjen e krimeve të lidhura me organizimin e një grupi për kryerjen e krimeve të kontrabandës së emigrantëve.

Sot janë kryer bastisje në pesë lokacione në zonën e Shtipit, Zletovës, Probishtipit dhe Velesit. Pesë persona janë privuar nga liria. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar: një vetur, peshore dhe aparate telefonike që personat kanë përdorur për kryerjen e krimit.

 

Marketing