Aksion i MPB-së në Manastir, kapet drogë dhe disa shkelje të tjera

Mëngjesin e sotëm, punonjësit policorë të Byrosë së Sigurisë Publike pranë MPB-së në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, kanë kryer një aksion në katër lokale nate dhe kabare në Manastir.

Marketing

“Gjatë kontrollit në dy lokale nate, është gjetur drogë substanca pluhur dhe marihuana dhe do të parashtrohet kallëzim penal. Po ashtu, një person është zënë me çertifikatë false dhe do të vijojë kallëzimi përkatës penal, ndërsa prokuroria kompetente do të shqyrtojë një ankesë që është bërë kundër pronarit të një objekti i cili ka kërcënuar punonjësit e policisë dhe shërbimet e inspektimit. 42 persona janë lejuar të hynë në 4 objekte hotelerie pa poseduar çertifikata të covidit dhe ata objekte janë vulosuar nga Inspektorati shtetëror i Tregut dhe do të pasohen me parashtresat përkatëse. Gjithashtu, janë konstatuar raste të mos lëshimit të faturave fiskale, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Punës ka konstatuar 27 shkelje për punë pa kontratë pune” – thonë nga MPB.