Aksion i njësitit “Alfa”, arrestime në një lokal nate në Shkup

Njësiti special “Alfa” mbrëmë ka ndërhyrë në një lokal nate në Shkup, ku ka pasur persona të arrestuar, që ishin në kërkim.

Marketing

Sipas disa portaleve në gjuhën maqedonase, rreth 30 pjesëtarë të këtij njësiti kanë kryer operacionin në lokalin Intermeco në lagjen Kapishtec.

Gazeta “Veçer” ka shkruar se nga të arrestuar dyshohet se janë pjesëtarë siç thuhet të narko klanit të Grçecit dhe Haraçinës. Ministria e Brendshme nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë operacion të ndërmarrë dhe për shkrimet që kanë pasuar në disa portale dhe media tjera.

Marketing