Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, sot do të marrin pjesë në Aksionin kundër ndotjes së ajrit i cili do të mbahet në Shkup, ndërsa do të zbatohet edhe në lokacionet në Tetovë dhe Kërçovë.
Aktivitetet e parapara në Shkup do të fillojnë në orën 10:00, në afërsi të Stadiumit ushtarak, me mbjelljen e fidanëve nga ana e pjesëtarëve të Armatës, ndërsa në orën 11:00 në aksion do të përfshihen zëvendësministri Makraduli, ministrja Shekerinska dhe kryetari i Shkupit Shilegov.
Aksioni kundër ndotjes së ajrit është në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës.