Aksion masiv për pastrim të përgjithshëm të Shkupit

Qytetit i Shkupit dhe NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup, në bashkëpunim me ndërmarrjet tjera të qytetit sot filloi aksion masiv dyditësh për pastrim të përgjithshëm në të gjitha komunat e Shkupit.

Marketing

Në kuadër të aksionit do të realizohen aktivitete për larjen e rrugëve kryesore dhe rrugëve dytësore me autocisterna, larje me dorë dhe me makina, si dhe largim i deponive të egra. NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup në nëntë komuna të qytetit do të vendosë kontejnerë të posaçëm për mbledhjen e mbetjes së vëllimshme, ku qytetarët kanë mundësinë t’i hedhin mobiliet e vjetruara, si dhe mbetjen nga pajisjet elektronike dhe elektrike. Ndërmarrja do të realizojë edhe biseda edukative me qytetarët në terren, me qëllim të zgjidhjes së problemeve aktuale mbi hedhjen e papërgjegjshme të mbetjes.

NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup, më të gjitha kapacitetet e veta dhe resurse i bashkëngjitet aksionit masiv për pastrimit të Qytetit të Shkupit. Duam ta informojmë opinionin se vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ekipet tona pastruan dhe transportuan 4.674 metër kub mbetje nga deponitë e egra, që paraqet rritje për madje 443 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Andaj, edhe në këtë rast ua kujtojmë qytetarëve se higjiena dhe pastërtia e qytetit të Shkupit në masë të madhe varet nga veprimet e tyre dhe apelojmë deri të banorët e qytetit tonë ta respektojnë Ligjin për pastërti publike, dhe mbetjen e tyre mos ta hedhin në sipërfaqe publike, sepse mjedisin jetësor mund ta ruajmë veçse nëpërmjet veprimit të ndërgjegjshëm dhe me përgjegjësi me mbetjen” – tha drejtori i NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing