Aksion masiv për pastrimin e deponive të egra në Shkup

Nën moton ,,Bëhu pjesë e ardhmërisë së pastër”, NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup sot organizoi aksion masiv për pastrimin e deponive të egra.

Marketing

Aksioni u zhvillua në të gjitha komunat e Shkupit, ndërsa në të morën pjesë administrata e Ndërmarrjes, administrata komunale, studentë nga universitetet e Shkupit, përfaqësues nga sektori joqeveritar, si dhe nxënës nga shkollat e mesme dhe fillore.

Qëllimi i aksionit ishte ngritja e vetëdijes publike për dëmet nga veprimi jo i drejtë me mbetjet dhe rreziqet nga krijimi i deponive të egra të cilat drejtpërdrejt ndotin mjedisin jetësor dhe paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Fillimin e aksionit e shënoi drejtori i NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani, ku të pranishëm ishin u.d. ambasadore e SHBA-ve në RMV, znj. Mikaela Shvajcer Blum, ambasadori i Francës në RMV, z. Kristijan Timonie, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, zv. Kryeministri Bujar Osmani, kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu,
përfaqësuesja e Odës ekonomike në RMV, dr. Elena Milevska Shtrbevska, dekanët dhe profesorët nga Universiteti i EJL, Universiteti Nënë Tereza dhe Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, përfaqësues nga Sekretariati për çështje evropiane, sekretari i KOM, Sasho Popovski, si dhe drejtorët
e ndërmarrjeve publike të qytetit të Shkupit.

“NP,,Higjiena komunale’’-Shkup aksionin e sotëm e realizon me një qëllim të vetëm- ngritjen e vetëdijes te qytetarët për dëmet nga veprimi i pandërgjegjshëm me mbetjet dhe rreziqet nga krijimi i deponive të egra të cilat drejtpërdrejtë kanosin shëndetin e qytetarëve. Qëllimi jonë dhe dëshira është që qytetarët të kuptojnë se çdonjëri nga ne, përmes
sjelljes dhe veprimeve tona bartë përgjegjësi personale për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe çdokush mund të japë kontribut që të jetojmë në mjedis më të bukur dhe më të shëndoshë. Sinqerisht i falënderoj u.d ambasadore e SHBA-ve në RMV, Mikaela Shvajcer Blum, ambasadorin e Francës, z. Kristian Timonie, kryetarin e Qytetit dhe kryetarët e të
gjithave komunave të qytetit, përfaqësuesit e institucioneve dhe të gjithë universitetet e Shkupit, njashtu edhe drejtorët e ndërmarrjeve publike që e mbështetën aksionin tonë dhe me praninë e tyre në ngjarjen e sotme dërguan porosi të qartë për rëndësinë e veprimit të ndërgjegjshëm me mbetjen”- theksoi drejtori i NP,,Higjiena komunale’’-Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing