Aksion për dhurimin e gjakut në shenjë përkujtimi të tërmetit katastrofal në Shkup

Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit tradicionalisht sot organizon aksion për dhurimin e gjakut në shenjë përkujtimi të tërmetit katastrofal në Shkup, por dhe në shenjë të solidaritetit dhe humanitetit ndaj bashkëqytetarëve tanë.

Marketing

Këtë vit aksioni për dhurimin e gjakut do të bëhet në periudhë prej orës 09:00 – 17:00 në Muzeun e Qytetit të Shkupit.

Në kuadër të aksionit, do t’u ndajmë mirënjohje individëve apo kompanive/institucioneve të cilat kanë dhënë kontribut më të madh në procesin e dhurimit të gjakut, por edhe në mbështetje të humanitetit dhe programeve sociale të Kryqit të Kuq dhe kanë treguar nivel të përgjegjësisë shoqërore dhe solidaritet.