Nisma Qytetare “Mos u bë mbeturinë” në bashkëpunim me palombarë të “Akuatek” nga Ohri, shoqata speleologjike “Vrelo” nga Shkupi, “Tlasa” nga Manastiri dhe shoqata “Ribar 2011”, sot do të nxjerrin nga lumi gomat e hedhura të automjeteve.
Aksioni fillon në urën “Goce Dellçev” dhe është pjesë e aktiviteteve që shënon Javën e Protestave Klimatike Globale që zgjat deri më 27 shtator.
Nga kjo nismë qytetare i bëjnë apel qytetarëve që të përfshihen në këtë aksion duke theksuar se vazhdimisht ka aksione të tilla për të ngritur kulturën ekologjike në qytet.