Aksion për pastrim gjeneral në komunën Gjorçe Petrov

Ekipet e NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup dje filluan aksion dy ditësh për pastrim gjeneral në komunën Gjorçe Petrov.
Aktivitetet zhvillohen nga ura para Sarajit deri te rreth rrotullimi në rrugën Gjorçe Petrov, ku realizohet fshirje manuale dhe me makina, si dhe larje manuale e rrugëve.

Marketing

Aksioni është organizuar me qëllim të përmirësimit të nivelit të higjienës dhe pastërtisë së sipërfaqeve publike të qytetit në këtë komunë të Shkupit. Për realizimin e tij në terren janë angazhuar 15 punëtorë të NP ,,Higjiena Komunale” , ndërsa nga mekanizimi shfrytëzohen automjete speciale komunale – fshesa, autocisterna dhe VAP.

Pas paralajmërimit për shirat e dendura që pritet ta përfshinë rajonin e Shkupit, NP,,Higjiena komunale” – Shkup është përgatitur me punëtorët e saj dhe me gjithë mekanizimin në dispozicion të ndërhyrë për pastrimin dhe riparimin e dëmeve të mundshme në të gjitha komunat e Shkupit, me qëllim që të mundësohet lëvizje e sigurt e automjeteve dhe këmbësorëve.

Marketing