Ballina Lajme Maqedoni AKSION PËR PASTRIM TË PËRGJITHSHËM TË BULEVARDIT JUGOR(FOTO)

AKSION PËR PASTRIM TË PËRGJITHSHËM TË BULEVARDIT JUGOR(FOTO)

NP ,,Higjiena komunale” – Shkup gjatë ditës së sotme realizoi aksion për pastrim të përgjithshëm në Bulevardin Jugor të Shkupit.

Marketing

Me 20 punëtorë në terren, u krye fshirje, larje manuale dhe mekanike e bulevardit, ndërsa nga mekanizimi u përdorën dy autocisterna dhe automjetet speciale komunale – transportues dhe fshesa.

Aksioni u organizua për shkak të ankesave të shpeshta nga ana e qytetarëve se objektet e banimit që ndodhen në Bulevardin Jugor i nënshtrohen ndotjes dhe pluhurit si pasojë e ndërhyrjeve ndërtimore që realizohen në këtë rajon.

NP ,,Higjiena komunale” – Shkup e informon publikun se sipas Ligjit për pastërti publike, firmat e ndërtimtarisë janë të obliguara të sigurojnë heqjen dhe transpotimin e mbetjeve ndërtimore nga vendet e ndërtimit.

NP ,,Higjiena komunale” – Shkup nuk e ka obligim të mbledhë dhe transpotojë këtë lloj të mbetjeve, e as ta mirëmbajë higjienën e objekteve private që merren me ndërtimari.

Marketing
Exit mobile version