Aksion për pastrimin e përgjithshëm të çarshisë së vjetër të Shkupit

Gjatë disa ditëve të kaluara, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup
zbatuan aksion për pastrimin e përgjithshëm të Çarshisë së Vjetër të
Shkupit.
Në kuadër të aksionit është kryer fshierje manuale dhe makinerike, si
dhe larje manuale të hapësirës së përgjithshme të Çarshisë.
Njëkohësisht, u.d. Drejtori i NP „Higjiena Komunale” – Shkup, Jeton
Neziri, realizoi takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Esnafit të
Çarshisë, me të cilët u diskutua se edhe në periudhën e ardhshme
Ndërmarrja do të vazhdojë të zbatojë aktivitete të përforcuara për
mirëmbajtjen e nivelit maksimal të higjienës së këtij atraksioni të
rëndësishëm turistik në qytetin e Shkupit.

Marketing
Marketing