Aksion policor, arrestohen disa zyrtarë të MBP-së

Në prokurorinë Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion janë ftuar disa policë, që të deklarohen për një vepër penale që është në vijim. Nga prokuroria nuk japin detaje për momentin por vetëm thonë se u janë marrë telefonat celularë, ndërsa policët ndodhen para prokurorit publik kompetent.

Marketing

Paraprakisht nëpër disa media kanë qarkulluar informacione se po bëhen arrestime të zyrtarëve të lartë të policisë nga ekipi i ministrit teknik për punë të brendshme Naqe Çulev, për siç shkruanin ata, zbulim të sekreteve zyrtare, dokumenteve, inçizimeve nga masat parahetimore dhe publikimin e tyre nëpër portale.

Por lidhur me këto ka reaguar numri një i policisë, ministri teknik Naqe Çulev, i cili nëpërmjet një postimi në fejsbuk, ka theksuar se i demandon shumë ashpër të gjitha ato që thuhen, duke nënvizuar se personat e arrestuar nuk janë pjesë e ekipit të tij.