Një aksion i madh policor është zhvilluar në Shkup, në të cilin deri më tani janë arrestuar 15 persona.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme bastisjet kryhen në njëzet lokacione dhe të arrestuarit njihen si shpërndarës droge dhe vjedhës.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se më shumë detaje rreth këtij aksioni do të ketë nesër.