Aksion vjeshtor për pastrim të përgjithshëm në komunën e Çairit

Gjatë ditës së sotme, NP,,Higjiena Komunale’’- Shkup filloi aksionin vjeshtor për pastrim të përgjithshëm në komunën e Çairit, ku do të bëhet larje dhe fshirje manuale dhe me makina në rrugët kryesore dhe shërbyese, si dhe largim i deponive të egra. Në kuadër të aksionit, Ndërmarrja do të kryejë aktivitete për pastrimin e oborreve të të gjitha institucioneve të arsimit në këtë komunën të Shkupit.

Marketing

Drejtori i NP,,Higjiena Komunale’’- Shkup, Abdusamed Shabani, zëvendësi i kryetarit të Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe legjenda olimpike e mundjes – Shaban Tërstena shënuan fillimin e aksionit, me vizitë në Sh.F.K. “Hasan Prishtina”, ku ishte organizuar eko-manifestim dhe ligjëratë për veprim të ndërgjegjshëm dhe të drejtë më mbetjen.

“NP Higjiena Komunale” – Shkup sot organizon aktivitete për pastrim të oborreve të kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Çairit. Në këtë mënyrë, duam të ngremë vetëdijen ekologjike te popullata më e re se higjiena dhe pastërtia varet nga të gjithë ne. Secili me veprimet e veta mund të kontribuojë për mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa pika më e mirë e fillimit është pastrimi dhe mirëmbajtja e higjienës së oborrit tonë dhe rrethinës së përafërt ku jetojmë, mësojmë dhe punojmë.” – deklaroi drejtori i
NP ,,Higjiena Komunale’’- Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing