Aksioni “I arratisuri”, MPB: Arrestohen 59 persona për dy javë për dënime me burg deri 10 vjet

Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të operacionit operativ “I arratisur”, po ndërmerr masa intensive për gjetjen dhe arrestimin e personave që janë objekt i kontrollit, gjegjësisht të cilët kërkohen për vuajtje të dënimit me burg nga institucionet e ndëshkuese përmirësuese në vend, deklaroi sot zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski.

Marketing

“Nga aktivitetet e ndërmarra deri më tani në periudhën prej 15.09 deri më 01.10.2020 në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, u zbuluan dhe arrestuan 59 persona, të cilët më pas u dënuan me burg deri në dhjetë vjet dhe u mbajtën në institucionet e vuajtjes së dënimit”, tha Angelovski.

Përveç kësaj, shtoi ai, Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me policinë nga vendet e tjera, ndërmerr masa dhe aktivitete intensive për zbulimin dhe ekstradimin e personave që janë arratisur nga vendi ynë, dhe janë objekt i kërkimit nga institucionet tona.

“Një person i ekstraduar nga Gjermania është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg prej 32 vjet e gjashtë muaj. Një person është ekstraduar nga Austria i cili kërkohet për dënim me burg prej dhjetë vjetësh, dhe disa persona të tjerë gjithashtu janë ekstraduar gjatë kësaj periudhe”, informoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Ai shtoi se Sektori i hetimeve për bashkëpunim policor ndërkombëtar vazhdon me aktivitete intensive për zbulimin dhe arrestimin e personave të kërkuar me fletë-arrest.

Marketing