Aksioni në veri, Rakiq paralajmëron protestë

Një aksion i Policisë dhe Inspektoratit Policor rezultoi me 19 zyrtarë të arrestuar.
Aksioni i cili u zhvillua dje në disa lokacione të Kosovës, kishte për qëllim luftimin e krimit të organizuar.

Marketing

Aksioni pothuajse gjashtë orësh i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, nuk iu pëlqeu liderëve të Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq urdhëroi njësitë e ushtrisë dhe policisë serbe që të jenë në gatishmëri të plotë, veprim ky i cilësuar si i tepruar nga ndërkombëtarët.

Në anën tjetër përfaqësuesit e serbëve nga veriu dhe të ashtuquajturës Zyre për Kosovën theksuan mbrëmë se “veprimi brutal i Prishtinës” nuk do të ndikojë tek serbët dhe nuk do t’i bëjë ata të largohen nga Kosova.

Kryetari i pjesës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, siç bëjnë të ditur mediat serbe, iu ka bërë thirrje qytetarëve të katër komunave në veri që të protestojnë sot në mesditë.
Për të dërguar mesazhin, siç tha ai, se “serbët nuk janë të frikësuar” dhe “se nuk do të largohen nga Kosova”.

Marketing