Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme policia e Shkupit dhe Tetovës ka arrestuar dy persoan nga Haraçina, pasi të njëjtit janë kapur duke transportuar 35 kilogramë drogë.
Nga MPB bëjnë të ditur se kundër dy personave në fjalë po përgatitet kallëzim përkatës.
“Përkatësisht, në orët e paradites në pikën pagesore në Tetovë, në magjistralen Gostivar – Tetovë, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit të pasagjerëve “Range Rover”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.A.(32), në të cilin O.A. (23) ishte pasagjer, të dy nga fshati Haraçinë i Shkupit. Personat nuk i janë bindur urdhrit të policisë për ndalimin e mjetit, por janë larguar me vrap duke dëmtuar një automjet zyrtar të policisë, por shumë shpejt janë ndaluar dhe privuar nga liria. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit janë gjetur 4 thasë me marihuanë, me peshë totale të rreth 35 kilogramëve, me vlerë të rreth 100 mijë eurove”, thonë nga MPB.
https://www.facebook.com/watch/?v=936676287362952&t=29