Aksioni policorë në Haraçinë e Hasanbeg, paraburgim 30 ditor për 14 persona

Gjykata Penale Shkup caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për 14 të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale për trafikim të drogës dhe armëve. Prokuroria bën me dije se njërit prej personave të arrestuar ditën e djeshme i është caktuar masa e arrestit shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore. Për tre personat, të cilët janë ende në kërkim, Prokuroria thotë se u caktua masa e paraburgimit në mungesë, që do të zbatohet që në momentin e gjetjes së tyre. Bëhet fjalë për të dyshuarit të cilët dje u privuan nga liria pas disa muajsh hetime mbi aktivitetet e tyre kriminale.

Marketing

“14 të dyshuarve për trafikim droge dhe armësh, të cilët dje u arrestuan në një aksion të njësive speciale policore nën udhëheqjen e prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, iu janë shqiptuar 30 ditë paraburgim”, njoftojnë nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Në operacionin, i cili u krye herët në mëngjesin e djeshëm, dyshohen gjithsej 18 persona, tre prej të cilëve janë në arrati. Kontrollet dje janë kryer në disa në vendbanimet të Shkupit si në Karposh, Kisella Vodë, Hasnabeg, Shuto Orizarë dhe në fshatin Haraçinë.

“12 të dyshuar akuzohen për veprën penale të prodhimit dhe tregtimit të paautorizuar të narkotikëve, 5 persona për veprën penale të prodhimit, mbajtjes, ndërmjetësimit dhe tregtimit të paautorizuar të armëve ose lëndëve plasëse dhe 1 person, sipas diapozitivit të përshkruara, akuzohet për të dyja veprat”, thonë nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Sipas përcaktimeve të Kodit Penal neni 396 paragrafi 3, autorët e veprës penale “prodhimi dhe lëshimi në treg i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” kërcënohen me burgim së paku pesë vjet, ndërsa për veprën “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese” dënohet me burgim së paku tetë vjet