Sot një dorë e padukshme por dashakeqe ka mënjanuar
mbishkrimin e ITSHKSH (Departamenti i Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Tereze)
nga pllaka përkujtimore e Nënës Tereze si dhe mbishkrimin në gjuhën
shqipe në bredhin e mbjellë nga vetë Nëna Tereze (1980), si
shenjëtregues i vendodhjes së shtëpisë së saj të lindjes.
Pas këtij akti të shëmtuar, Departamenti për mbrojtjen e figurës së
Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terteze (ITSHKSH) e rikthye sërish mbishkrimine
ITSHKSH, kurse pritet që ndërkohë të rikthehet edhe mbishkrimi në
gjuhën shqipe në bredhin e Nënës Tereze.
Menjanimi i mbishkrimeve në gjuhën shqipe nga sheshi i Shkupit tregon
për mungesën e respekti ndaj figures së Nënës Tereze, por edhe
urrejtje të papëmbajtur ndaj gjuhës shqipe, sepse kësaj radhe vetëm
gjuha shqipe ishte target i shëmtisë.
ITSHKSH e dënon një akt të tillë barbar dhe fton institucionet
përkatëse që ta ndriçojnë dhe të marrin masa adekuate ndaj keqbërësve.