Prokuroria Themelore Publike nga Shkupi ngriti aktakuzë kundër ish drejtorit të Regjistrit Qendror Andreja Popovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim, si dhe kundër tre të punësuarve për të cilët dyshojnë për ndihmesë.
“I akuzuari i parë i cili ka qenë drejtor i Regjistrit qendror në periudhën nga 16 dhjetori i vitit 2014 deri më 29 maj të vitit 2017, me gojë ka urdhëruar një të punësuar të evidentohet si e pranishme e rregullt në punë, edhe pse ajo tërë kohën aspak nuk ka ardhur në punë, por ka qenë e angazhuar për aktivitete partiake të një partie politike. Me atë, të punësuarës pa bazë i është paguar paga dhe kontributet”, kumtoi PTHP.
Tre të akuzuarit tjerë – udhëheqësja dhe dy këshilltare nga Reparti për resurse njerëzore dhe Regjistri qendror janë akuzuar se qëllimisht i kanë ndihmuar drejtorit në kryerjen e veprës penale. Në këtë mënyrë është shkaktuar dëm në buxhetin e institucionit në vlerë prej 824.837 denarë në bazë të pagave të paguara, ndërsa për të punësuarën është përtuar interes edhe në dëm të Fondit për sigurim shëndetësor në vlerë prej 344.283 denarë.
Me këtë vlera e tërësishme e dëmit të shkaktuar arrin 1.169.120 denarë. Për katër personat e akuzuar në fuqi janë masat e kujdesit paraprakisht të përcaktuar nga Gjykata Themelore Publike Shkup, ndërsa të akuzuarit të parë gjatë procedurës penale i është përcaktuar edhe garancion në vlerë disa herë më të lartë nga dëmi me të cilin akuzohet.
Në këtë lëndë, siç kumtoi sot Prokuroria Publike është sjellur edhe urdhër për ndërprerje të procedurës hetuese kundër një personi – udhëheqës i Zyrës regjistruese rajonale-Shkup, sepse gjatë hetimit nuk ishin konrmuar dëshmi se qëllimisht ka dashur t’i ndihmojë të dyshuarit të parë t’i fshehë veprimet e keqpërdorimit.