Gjykata Themelore Penale konfirmoi se nuk ka mangësi në funksionimin e Spitalit klinik Zhan Mitrev. Akuzat e MALMED-it lidhur me pretendimet për shkelje në punën e Klinikës Zhan Mitrev rezultuan të pabaza. Në aktgjykim theksohet se nuk ka prova për kryerje të veprës penale. Sipas këtij konkluzioni, Gjykata Themelore Penale e shpalli të pafajshëm spitalin klinik dhe Dr. Zhan Mitrev në rastin me MALMED.
Me këtë akt të pafajësisë vërtetohet se edhe në periudhat më të vështira, Spitali klinik Zhan Mitrev ka punuar sipas standardeve më të larta shëndetësore, në mënyrë transparente dhe në përputhje me metodat tashmë të vendosura dhe të lejuara të trajtimit, në vendin tonë dhe në botë.
Ky është vetëm një hap drejt vërtetimit të plotë të së vërtetës dhe gjendjes faktike për punën tonë dhe se gjithçka që është bërë në Klinikën Zhan Mitrev është bërë në interes të pacientëve dhe sipas metodave dhe standardeve të përcaktuara të trajtimit.