Akti i ngritjes së flamurit të NATO-s përpara objektit të Qeverisë së Maqedonisë e cila së shpejti do ta bartë emrin “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
“Vendi jonë është në rrugë të drejtë, në rrugën drejtë progresit. Pritëm me dekada por u kthyem në autostradën e Evropës. Ne tani e tutje do të marrim pjesë në punën e Aleancës më të fuqishme në botë. Por të jeni të sigurt se me ratifikimin e protokollit në të gjitha 29 vendet anëtare të NATO-së, ne edhe zyrtarisht do të bëhemi anëtarja e 30 e NATO-s, me të drejtë vote. Kjo është një flet e re në historinë tonë. Uroj qytetarët e Maqedonisë, sepse merita e tyre është e madhe”, tha Zoran Zaev, kryeministër, duke falënderuar edhe kolegun e tij grek Aeksis Cipras, bashkë me të cilin siç u shpreh ai “gjetëm një zgjidhje e cila do të shërbej edhe për shumë kolegë tanë në Ballkan”.
“Maqedonia e Veriut nuk do të ketë zgjedhje tjetër përveç që të ketë bashkëpunim dhe miqësi me të gjithë fqinjët. ‘Na pret një punë e madhe në zbatimin e reformave”, u shpreh Zaev. Gjatë fjalimit të tij Zaev, me porosi deri tek të “korruptuarit”, duke nënvizuar se të gjithë do të dalin para drejtësisë.
Akti i ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë
Publiée par Alsat sur Mardi 12 février 2019