Në vend dje janë konfirmuar 180 raste të reja pozitive të Kovid-19, që është numri më i madh nga fillimi i epidemisë deri tani, por ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka informuar se bëhet fjalë për klasterë të njohur, duke potencuar se 90 për qind e të sapoinfektuarve janë nga 15 familje.
Për momentin aktive janë 1.009 raste të të sëmurëve nga koronavirusi, ndërsa siç potencoi ministri, shumica janë asimptomatikë.
Deri tani janë kryer 34.386 testime dhe ishin konfirmuar 2.790 raste pozitive, deri tani janë shëruar 1.632 persona, ndërsa vdiqën 149 pacientë.
“Padyshim se kemi valë të re e cila vjen si rezultat i mosprespektimit të masave për tubime dhe grupime që e dëshmoi edhe ekspertiza e detajuar në pyetësorët e detajuar epidemiologjike. Numri i rritur i të prekurve nga virusi mund të thuhet se është i pritshëm për shkak të mënyrës së testimit që e zbatuam gjatë ditëve të kaluara”, theksoi Filipçe.
Theksoi se pritshmëritë janë se kjo valë do të zgjasë shkurt, por megjithatë, siç tha, mbeten maksimalisht të kujdesshëm.
Filipçe theksoi se ka numër të madh të rasteve asimptomatike dhe me simptoma të lehta por kjo, sipas tij, nuk do të thotë se virusi nuk është i rrezikshëm pasi ka edhe raste të pacientëve me pasqyrë klinike të rëndë.
“Virusi është këtu, po përhapet, ndërsa mosrespektimi i masave do të thotë vazhdim i krizës”, porositi Filipçe.
Ai në pres konferencën e sotme si shembull theksoi se tek anëtarët e një familje prej dhjetë të testuarve vetëm njëri ka test pozitiv me simptoma të lehta, ndërsa nëntë të tjerët janë bartës asimptomatikë.
“Çfarë na treguan rezultatet fillestare kur sërish filluan të vijnë raste në kuadër të familjeve rreth atyre ngjarjeve familjare rreth 24/25 majit dhe disa ditë më parë se ka një përqindje të caktuar të bartësve asimptomatikë. Dhe për këtë në mënyrë intensive jemi duke i testuar të gjitha kontaktet primare të të diagnostifikuarve paraprakë, rreth 15 familje janë në Shkup numri më i madh i të sapodiagnostifikuarve janë këtu. Por, 90 për qind janë asimptomatikë, të tjerët kanë simtomatologji të lehtë”, thotë Filipçe.
Ai kumtoi se fillimisht është dashur ta vlerësojnë kapacitetin e sëmundjes për t’u shndërruar në të rëndë, gjë që, siç thotë, nuk ka ndodhur në dy javët e kaluara.
“Do të thotë kemi të dhëna se virulenca po bie, por në të njëjtën kohë e dimë se sistemi shëndetësor nuk është në rrezik. Prandaj u rritën testimet, prandaj u testuan edhe kontaktet primare në familje të cilat nuk kanë kurrfarë simptomash. Dhe tani kemi pasqyrë të qartë”, shtoi Filipçe.
Ai, rreth asaj nëse është korrekte masa të vendoset orë policore triditëshe në Shkup, duke e marrë parasysh atë që shumica e qytetarëve e kanë lëshuar qytetin dhe kanë shkuar në rajone ku është vendosur orë policore nga ora 16:00, theksoi se kudo që të jenë qytetarët masat duhet të respektohen për mbajtje të pajisjes mbrojtjes, mbajtje të distancës dhe mosgrupime.
“Rezultatet e para, prejse sërish filluan të paraqiten raste, në korrniza të familjeve, rreth atyre ngjarjeve familjare rreth datës 24-25 maj dhe disa ditë më parë, se ka një përqindje të caktuar të bartësve asimtomatikë dhe për shkak të asaj në mënyrë intensive i testuam të gjitha kontaktet primare të të diagnostifikuarve paraprak. Në suaza të lëvizjes në Shkup, shumica e këtyre njerëzve treguan se kanë lëvizur në të gjithë qytetin, duhej ta bëjmë këtë masë rrigoroze për t’u mbrojtur tërë qyteti i Shkupit, mendoj se në vendet tjera ku ka raste sporadike nuk ka nevojë për masa rrigoroze të tërësishme. Megjithatë nga e hëna me siguri nuk do të ketë kurrfarë masa rrigoroze do të jetë njejtë sikur që ishte të enjten gjithkund, por do të kemi kontroll të tërësishëm. Të gjitha rastet pozitive do të vendosen në izolim”, theksoi Filipçe.
Ai tha se të gjithë jemi dëshmitarë se orëve të fundit u mbingarkuan para se gjithash vendet turistike.
“Mendoj se pjesa më e madhe e qytetarëve shkuan, megjithatë kjo është edhe një dëshmi se pa marë parasysh sa qytetarë largohen, masat duhet të respektohen. Ne do të duhet të mësojmë të jetojmë me këtë edhe më tutje. Çdo fundjavë e ardhshme do të jetë me mot të bukur dhe është mundësi njerëzit të shkojnë në vende të caktuara, ne në masat për zbutje në hapat e ardhshme planifikojnë edhe hapje të hoteleve”, tha ministri.
Ai potencoi se është bërë analizë shumë themelore e klasterëve në katër rajonet të cilat janë në karantinë.
“Duke e marrë parasysh atë se tashmë i dimë, ato njerëz tashmë janë në vetizolim, por kanë pasur një periudhë kur nuk ishin të vetëdijshëm dhe kanë lëvizur nëpër të gjithë qytetin. Në atë kuptim dhe në kuptim të mbrojtjes, ndërsa për shkak të analizës ende më detajore të “gjunjëzimit tjetër”, të kontakteve të atyre njerëzve të cilët u analizuan ditët në vijim ishte kjo masë rrigoroze në lëvizje. Do të thotë mbrojtje plotësuese në rajonet prej ku këto të diagnostifikuar paraprak me qëllim që të mos bëhet ndonjë përhapje e mëtutjeshme e virusit për shkak të lëvizjeve të shpeshta”, ka potencuar Filipçe.
Ai theksoi se nuk ka hapësirë të krahasohemi me Italinë për shkak të asaj se saktë janë të njohur mini klasterët dhe ato janë në izolim.
“Në lidhje me kufijtë dhe karantinën 14 ditëshe të cilën Bullgaria e vendosi për shtetasit e Maqedonisë ne nuk jemi të izoluar, por vendet veprojnë në bazë të shifrave, por nuk i dinë të gjitha parametrat tjerë”, potencoi ministri.