Aktivistja Greta Thunberg arrestohet në protestë kundër minierës së qymyrit në Gjermani

Aktivistja e ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, është arrestuar nga policia në një protestë në Gjermani.

Marketing

20 vjeçarja po protestonte me aktivistë tjerë duke penguar shkatërrimin e fshatit të braktisur të Lützerath në Gjermani, që po bëhej me qëllim që të zgjerohet një minierë e qymyrit, raporton BBC, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodh me aktivisten apo grupin me të cilin u arrestua.

Miniera Garzweiler 2, për çka edhe u ngrit protesta, është rreth 9 km (5.6 milje) nga Lützerath.

Aktivistët argumentojnë se djegia e qymyrit minon përpjekjet e Gjermanisë për të reduktuar emetimet e gazrave serrë. Vendi ka premtuar të heqë gradualisht energjinë me qymyr deri në vitin 2030.

Organizatorët e protestës thanë se rreth 35,000 demonstrues morën pjesë të shtunën, ndërsa policia tha se numri ishte afër 15,000.

Ndërkaq, policia shtoi se kishte arritur të largonte të gjithë aktivistët nga qyteti gjatë fundjavës.