Aktivitete për pastrim pas mbajtjes së garës për femra Avicena

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë fundjavës së kaluar kryen pastrim të përgjithshëm të shtigjeve ku u mbajt Gara e femrave Avicena për promovimin e shëndetit të femrave nën patronatin e Qytetit të Shkupit.

Marketing

Para dhe gjatë kohës së mbajtjes së garës është kryer pastrim dhe
fshirje manuale në shtrirjen nga Parku i Qytetit deri te kryqëzimi MIDA
në bulevardin Ilinden, ndërsa pas përfundimit të garës janë ngritur dhe
transportuar gjashtë metër kub mbetje të hedhura përgjatë shitgjeve.
Njëkohësisht, gjatë fundjavës, Eko – Patrulla e NP Higjiena Komunale –
Shkup zhvilloi disa biseda edukative-informative me personat të cilët
ishin kapur gjatë hedhjes në mënyrë të parregullt të mbetjes së
vëllimshme në sipërfaqet publike në komunat Çair dhe Aerodrom të
Shkupit.

Marketing