Sot përfundon afati për nominimin e përfaqësuesve në grupin punues për ndryshimet kushtetuese

Sot skadon afati për emërimin e përfaqësuesve në grupin punues për ndryshimet në Kushtetutë që Ministria e Drejtësisë u dha institucioneve dhe partive politike.

Marketing

Përveç partive politike parlamentare, grupi i punës në Ministrinë e Drejtësisë duhet të emërojë edhe përfaqësues nga Zyra e Presidentit të Shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe ekspertë nga fusha e së drejtës kushtetuese.

Derisa publiku po fliste për emrat e mundshëm të anëtarëve këtë fundjavë, disa nga partitë politike iu përgjigjën negativisht letrës së Ministrisë së Drejtësisë. VMRO, Alternativa, “E Majta” dhe Lidhja Demokratike njoftuan se nuk do të marrin pjesë në grupin punues.

I pari në letrën e Ministrisë së Drejtësisë është përgjigjur presidenti Stevo Pendarovski, i cili ka konfirmuar se përfaqësues i tij në grupin punues për ndryshime kushtetuese do të jetë profesori i Fakultetit Juridik, Aleksandar Spasov, i cili është këshilltar i tij juridik, ndërsa zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, tha se SEÇ do të marrë pjesë aktive në grupin punues dhe se emri i përfaqësuesit që do të përfshihet në grupin punues për ndryshime kushtetuese do të përcaktohet dhe shpallet më së voni deri të hënën.

Marketing