Aktivitete pranverore në gjithë territorin e Shkupit

NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup në aksion intensiv për zbukurimin dhe gjallërimin e kryeqendrës. Kjo ndërmarrje falë angazhimit të palodhshëm të drejtorit Ardijan Muça po realizon me sukses dhe në përpikshmëri aktivitetet e nevojshme në çdo periudhë të vitit. Nga sot kjo ndërmarrje ka filluar disa aktivitete pranverore në çdo cep të qytetit.

Marketing

Aktivitetet pranverore tanimë kanë filluar:
✅ Mbledhje të degëve të rënë dhe mbeturinave nga parqet
✅ Kositja e parë pranverore me makinë kositëse
✅ Ushqimi i parqeve me pleh mineral
✅ Ujitja e fidanëve të sapombjellë
✅ Lulja e prishur ose e ngrirë zëvendësohet me lule të reja
✅ Krasitja e shkurreve
✅ Tëharrja e trëndafilave dhe leheve me lule
✅ Spërkatja e fidanëve kundër insekteve të dëmshme

Marketing