Aktivitete të shumta të Eko-Patrullës së NP Higjiena Komunale – Shkup

Eko-Patrualla e NP Higjiena Komunale – Shkup kryen mbikqyrje të përditshme të njëzet lokacioneve në të gjitha komunat e Shkupit ku vazhdimisht hedhet mbetje në mënyrë të paligjshme në sipërfaqet publike dhe të trafikut. Gjatë muajit mars janë përgatitur gjithsej 48 procesverbale edukative-informative për personat që janë kapur gjatë hedhjes jo të drejtë të mbetjes ndërtimore dhe të vëllimshme.

Marketing

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup gjatë ditës së djeshme kanë kryer aktivitete për pastrimin e brendshëm të shatërvanëve që ndodhen në territorin qendrore të qytetit, të cilat ende nuk janë vënë në përdorim.

Njëkohësisht, është hequr edhe deponia e madhe e egër në Bul. Jane
Sandanski, në komunën Aerodrom të Shkupit, ku janë ngritur përafërsisht pesë metra kub mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore.