Aktivitetet dhe rezultatet nga puna e NP ‘Higjiena Komunale”në periudhën 2020

MBLEDHJA DHE TRANSPORTI I MBETJES KOMUNALE                                                              Edhe gjatë vitit 2020, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup (NPHKSH) shtatë herë në javë, në tri ndërrime, mblodhën dhe transportuan mbetjen komunale nga amvisëritë e Shkupit, si dhe nga thuajse 600 subjekte ekonomike në pjesën urbane dhe rurale të qytetit. Në 12 muajt e kaluara janë mbledhur dhe transportuar gjithsej 158476 ton mbetje komunale. Sasia e mbetjes së mbledhur në vitin 2020 krahasuar më vitin 2019 është rritur për 4713 ton, gjegjësisht 3,07%.

Marketing

Me fshirje dhe larje të përditshme makinerike e manuale, NPHKSH mirëmban higjienën e gjashtë milion metra katrorëve të sipërfaqeve publike dhe të trafikut në qytetin e Shkupit.

 AKTIVITET E JASHTËZAKONSHME PËR PARANDALIMIN E PANDEMISË ME VIRUSIN KOVID-19

Me qëllim parandalimin e përhapjes se virusit Kovid-19, nga fillimi i marsit 2020, NPHKSH filloi të funksionojë me vëllim të dyfishuar të aktiviteteve, duke realizuar një sërë masash dhe aktivitetesh të jashtëzakonshme. Larja  makinerike me cisterna dhe dezinfektimi i të gjitha bulevardeve dhe rrugëve kryesore të qytetit është kryer për çdo ditë, si dhe larja dhe dezinfektimi manual i zonave më të ngarkuara publike – Rruga Maqedonia, Sheshi Qendror Maqedonia dhe sheshet më të vogla Filipi i Dytë, Nënë Tereza dhe Bogorodica, Ura e Gurit, ura Goce Delçev, urat për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit, si dhe Çarshia e Vjetër i Shkupit.

Në më shumë raste është kryer larje dhe dezinfektim manual  i tërë hapësirës së Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, si dhe i një numri të madh të terreneve të lojërave për fëmijë në të gjitha komunat e Shkupit.

NPHKSH vazhdimisht dezinfekton të gjithë kontejnerët nëntokësorë dhe mbitokësorë, përfshirë vendndodhjet e tyre.

             AKTIVITETE TË PËRBASHKËTA ME QYTETIN E SHKUPIT   DHE PASTRIMI I DEPONIVE TË EGRA

 Me aktivitete të koordinuara bashkë me Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjet tjera publike, janë realizuar aksione pastrimi të përgjithshëm në të gjitha komunat e qytetit, si dhe pastrim i tërësishëm i të dy anëve të shëtitores së lumit Vardar, ku dhe janë vendosur 120 shporta të reja për bërllok të imët.

Në zonën e qytetit të Shkupit, gjatë 12 muajve që kaluan, ekipet e NPHKSH kanë larguar mbi 9000m3 mbetje nga deponitë e egra, të krijuara si rezultat i hedhjes së pandërgjegjshme nga individë dhe subjekte juridike.

Sasia e mbetjes që NPHKSH e pastron nga sipërfaqet publike për çdo vit, gjithnjë është më e madhe, kështu, gjatë vitit 2019 janë pastruar 8721m3, në vitin 2018 5144m3, ndërsa në vitin 2017 vetëm 835m3 mbetje nga deponitë e egra.

JANË FUTUR RISI NË SHËRBIMIN E MARRJES SË MBETJES SË VËLLIMSHME NGA SHTËPITË E QYTETEVE

Me kërkesë të qytetareve të Shkupit, NPHKSH në qershor të viti 2020, solli mundësi të reja në shërbimin për mbledhjen dhe transportin e mbetjes së vëllimshme. Qytetarët që kanë nevojë të lirohen nga mobiliet e tyre të vjetra dhe  nga pajisjet e papërdorshme elektronike dhe elektrike, mund të lajmërohen pa pagesë në numrin e telefonit 0800 222 33 të porosisin që ekipet e NPHKSH me automjete speciale ta marrin dhe ta transportojnë mbetjen e vëllimshme nga shtëpitë e tyre, mund edhe të merren vesh nëse duan që mbetja të merret drejtpërdrejt nga shtëpitë e tyre, qoftë nga amvisëritë individuale apo kolektive.

Njëkohësisht, NPHKSH vazhdoi me ofrimin e mundësisë për qytetarët që e kanë të  siguruar transportin, pa pagesë ta lënë mbetjen e tyre të vëllimshme në qendrat e përzgjedhjes në Karposh dhe në Vardarishte, çdo ditë të javës prej orës 07:00 deri në orën 19:00.

JANË VENDOSUR 200 ENË TË RREJA PËR HEDHJEN E MBETJES KOMUNALE

Gjatë vitit 2020, në 100 lokalitete thuajse në të gjitha komunat e Shkupit, NPHKSH vendosi rreth 200 enë të reja për hedhjen e mbetjes komunale  me nxënie prej 3,2m3, si edhe 500 shporta të reja për bërllokun e imët.

Gjatë kësaj periudhe, nga autorë të panjohur janë djegur gjithsej 70 kontejnerë për hedhjen mbetjes komunale, nga të cilat 10 enë të reja me nxënie prej 3,2m3. Të gjithë kontejnerët e djegur u zëvendësuan me enë të reja, në afatin më të shkurtë të mundur, me qëllim ruajtjen e efikasitetit dhe dinamikës standarde për mbledhjen dhe transportin e mbetjes komunale në territorin e qytetit të Shkupit.

AKTIVITET E EKO-PATRULLËS

Në vitin 2020, Eko-Patrulla e NPHKSH përpiloi 1194 procesverbale informativo-edukuese që u janë dorëzuar qytetarëve dhe subjekteve juridike të cilët janë takuar gjatë hedhjes jo të drejtë të mbetjes, gjegjësisht në shkelje të Ligjit për Pastërti Publike. Pas dorëzimit të procesverbaleve, kundërvajtësit kanë hequr afërsisht 802m3 mbetje të hedhur pa rregull nga sipërfaqet publike.

ËSHTË HAPUR DEPARTAMENT I RI PËR KUJDESIN E SHFRYTËZUESVE

Në qershor të vitit 2020, në NPHKSH filloi të funksionojë Departamenti i ri për kujdesin e shfrytëzuesve, në përbërjen e të cilit është edhe arkivi i Ndërmarrjes.  Me hapjen e këtij Departamenti, NPHKSH iu përgjigj nevojave të shfrytëzuesve të saj, me qëllim qasjen më të lehtë,  më të shpejtë dhe me të sigurt në shërbimet e që janë në sferën e punës administrative të Ndërmarrjes. Gjithashtu, filluam me dërgesën elektronike të faturave, ndërsa risia më e rëndësishme është mundësia për pagesën onljan, që qytetarëve dukshëm ua lehtëson procesin e pagesës së llogarive për mbledhjen dhe transportin e mbetjes komunale.  Departamenti për kujdesin e shfrytëzuesve të NPHKSH funksionon nga e hëna deri të premten, prej orës 07:00 deri në orën 19:00, kurse të gjitha informacionet qytetarët mund t’i marrin në mënyrë elektronike në e-adresën [email protected]. Të gjithë formularët e nevojshëm lidhur me kërkesat e shfrytëzuesve janë të publikuara në faqen e internetit www.khigiena.com.mk .

PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE TË PUNËS PËR TË PUNËSUARIT E NDËRMARRJES

Vazhdimisht përmirësohen kushtet në hapësirat e punës së Ndërmarrjes, ku gjatë vitit 2020 është rinovuar plotësisht punkti në Sektorin për mirëmbajtjen e higjienës komunale në komunën e Gjorqe Petrovit, ndërsa për periudhën e ardhme planifikohet rinovimi i punkteve tjera në të gjitha komunat e qytetit.

 NPHKSH ËSHTË SHPALLUR NDËRMARRJA ME RRITJEN MË TË MADHE TË TRANSPARENCËS NË VITIN 2020

Sipas hulumtimit nga Qendra me renome për hulumtime qytetare në suaza të së cilit u përfshinë të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet në R. Maqedonisë së Veriut, NP Higjiena Komunale-Shkup është shpallur ndërmarrja me rritjen më të madhe të transparencës për vitin 2020. Llogaridhënia dhe transparenca për aktivitetet tona edhe në të ardhmen do të jenë postulate themelore në veprimtarinë e NPHKSH.

                        BASHKËPUNIMI ME SEKTORIN JOQEVERITAR

NPHKSH nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Qendrën për ekologji demokratike “Florozon” për zbatimin e përbashkët të projektit “Bëhu përgjegjës për veten dhe për mjedisin tonë jetësor edhe në kushte  pandemie”, në korniza të së cilit në tridhjetë lokalitete para marketeve më të mëdha të qytetit u vendosën enë speciale për hedhjen e mbetjes nga pajisjet mbrojtëse – maska dhe dorëza, të cilat pastaj zbrazen në kontejnerët për mbetje komunale të NPHKSH. Në këtë mënyrë, mbetja nga pajisjet mbrojtëse mblidhet dhe transportohet nga ekipet e Ndërmarrjes.

 

 PLANET DHE AKTIVITETET E ARDHSHME

 

Në vitin 2021, prioriteti ynë do të mbetet ruajtja e shëndetit publik, ndërsa veprimtaria e përditshme do të jetë në drejtim të uljes së rrezikut nga përhapja e virusit Kovid-19, me mirëmbajtjen e higjienës publike në qytetin e Shkupit në nivelin më të lartë që mundet.

Në këtë drejtim është planifikuar furnizimi me 47 automjete speciale komunale – auto-fshesa, autocisterna dhe automjete për mbledhjen dhe transportin e mbetjes komunale. Presim që përtërija e parkut vozitës dhe e pajisjeve makinerike te Ndërmarrjes, në masë të madhe të kontribuojë në kryerjen më efikase dhe më cilësore të aktiviteteve tona.

Ekipet e NPHKSH në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe me ndërmarrjet tjera publike, edhe në vitin vijues do të vazhdojnë me zbatimin e aktiviteteve dhe aksioneve të koordinuara, me qëllim të gjithë bashkë të krijojmë Shkup më të pastër dhe më të bukur! 

Marketing