Aktivizimi i diplomacisë ruse në vend, Mexhiti: Janë me karakter lokal, jo qendror

Pas takimit të ambasadorit rus me kryetarin e komunës së Kumanovës, ka vijuar takimi i tij edhe me deputetët e “Së Majtës”…

Marketing

Pas takimit të ambasadorit rus me kryetarin e komunës së Kumanovës, ka vijuar takimi i tij edhe me deputetët e “Së Majtës”, Ismail dhe Apasiev. Intensifikimin e takimeve të ambasadorit rus, Sergej Bazdnikin, me politikanë në Maqedoninë e Veriut, për zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, nuk duhet të jetë shqetësim sepse sipas tij, lëvizjet e tij janë të kufizuara në nivel lokal. Bezdnikin nuk do të mund t’i zgjerojë më shumë takimet dhe aktivitetet e tij nuk lidhen me politika qeveritare. Po të ndodhë kjo, atëherë japim përgjigje, thotë Mexhiti. Lidhur me takimin e fundit të ambasadorit rus me Dimitrievskin, zëvendëskryeministri i parë tha se për këtë nevojitet reagimi dhe ndërhyrja e këshilltarëve në Kumanovë.

“Nuk shkon më gjerë se “E Majta” dhe këto të tjerat. Të kufizuara i ka lëvizjet, në nivel lokal.”, – theksoi Izet Mexhiti nga VLEN-i.

Marketing