Aktivizohen vatra të reja zjarri pranë portit të Shëngjinit, rrezik shpërthimi i cisternave të gazit! Evakuohen banorët

Tashmë janë aktivizuar vatra të reja në një pjesë pranë portit të Shëngjin.

Marketing

Zjarri është pranë banesave, ku rrezikohen disa prej tyre, e shumë pranë ndodhet dhe një pikë karburanti. Po ashtu është rritur gadishmëria pranë portit, për shkak të cisternave të gazit.

Situata u përkeqësua ditën e sotme nga erërat e forta, të cilat përhapën zjarrin afër banesave. Deri më tani raportohet një “beach bar” i djegur dhe disa çadra.

Mali i Shëngjinit vijon të jetë i pushtuar nga flakët dhe tymi, ndërsa pushuesit dhe turistët kanë braktisur bregdetin, vetëm më disa prej tyre vijojnë të pashqetësuar të bëjnë plazh apo të ecin në breg të detit.

Ministria e Mbrojtjes tashmë ka dërguar dy avionë dhe një helikopter për shuarjen e zjarrit, pasi situate doli jashtë kontrollit.

Marketing