Aktivizohet shtabi i krizës, dy ditë zjarr aktiv në pyjet e Ohrit

Ende është aktiv zjarri i cili e kaploi vendin Jasika mes fshatrave të Ohrit, Openica dhe Kosell. Tymi i dendur është përhapur edhe në qendrën turistike Ohër, ndërsa temperaturat e larta e vështirësojnë shuarjen e zjarrit.

Marketing

Komuna e Ohrit i angazhoi të gjitha resurset për shuarjen e zjarrit që dje kaploi pjesë të pyllit.

Në shuarjen janë kyçur ekipet e njësitit territorial të zjarrfikësve nga Ohri, të ndërmarrjeve komunale publike, Ekonomia e pyjeve, si dhe avionë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Nga Qendra për menaxhim me kriza thonë se arsyet për rritjen e numrit të zjarreve janë temperaturat e larta dhe faktori njeri.

Aktivitetet për përballje me zjarrin zhvillohen në rrethana të ndërlikuara për shkak të terrenit të pa-qasshëm dhe temperaturave të larta.