Aktoren e famshme e pushojnë nga puna pas racizmit të saj ndaj muslimanëve

Aktorja e famshme amerikane e serialit “Roseanne” që transmetohet me emrin e saj, Roseanne Barr, ka humbur punën e saj pas anulimit të serialit si pasojë e një postimi të saj racist në Twitter.

Marketing

Barr e ka krahasuar me majmun një prej ndihmëseve të ish-presidentit amerikan Barack Obama.

Aktorja amerikane ka thënë në postimin e saj në Twitter për këshilltaren e Obamas Valerie Jarret se është “foshnjë (fryt) e Vëllazërisë Muslimane dhe filmit Planeti i Majmunëve”.

Barr më pas ka kërkuar falje dhe ka shprehur keqardhje në Twitter për gjuhën e përdorur ndaj Jarret, e cila vjen nga një familje afroamerikane-iraniane.

“Kërkoj falje nga Valerie Jarret dhe të gjithë amerikanët. Duhej të sillem më mirë. Më falni për shakanë e keqe që e bëra”, është shprehur Barr.

Ndërkaq, Valerie Jarret e ka cilësuar rastin si një leksion.

Menjëherë pas postimit, drejtoria e kanalit ku transmetohet seriali njoftoi se do t’i japin fund transmetimit të tij.

Barr, e cila njihet si mbështetëse e fuqishme e presidentit amerikan Donald Trump, edhe më herët ka bërë komente raciste. Ajo ka përdorur gjuhë të ngjashme edhe për këshilltaren e dikurshme të Sigurisë Kombëtare të Obamas, Susan Rice.

Marketing