Ata që e kanë përjetuar Covid-19 ka kohë që kanë paralajmëruar për efektet që virusi po ka në njerëz, me aktorin Bryan Cranston që është më i fundit që po paralajmëron për një gjë të tillë.
Aktori i Breaking Bad u infektua me virus në mars dhe kohët e fundit ka folur rreth simptomave që po i vuan, tash e nëntë muaj.
Simptoma kryesore me të cilën ai po përballet ende është humbja e shijes dhe nuhatjes. Duke diskutuar mbi këtë çështje në emisionin e Ellen dje, ai tha: “Gjëja e vetme që ka mbetur ende, dhe që vazhdon sot e asaj dite, është se kam humbur një përqindje të aftësisë për të shijuar dhe nuhatur”.
Cranston shtoi: “Mendoj se rreth 75% më është kthyer, por nëse dikush është duke bërë kafe dhe unë hyj në kuzhinë, nuk mund t’ia ndjej erën”. Gruaja e 64-vjeçarit, Robin Dearden, u infektua në të njëjtën kohë me Cranston, të cilët ishin të sëmurë për disa ditë.