Aktori i njohur blenë shtëpi 20.5 milionë dollarë

Aktori Ben Affleck, ka blerë shtëpi për 20.5 milionë dollarë amerikanë.

Marketing

Prona gjendet në Brentwood të Los Angelesit, në të cilën më parë kishte jetuar nipi i biznesmenit australian, Rupert Murdoch, ka shkruar TMZ.

Shtëpia është ndërtuar në vitin 1940 nga arkitekti Cliff May dhe ka pesë dhoma gjumi, pesë banja e hapësirë prej 6200 metrash katrorë. Përveç kësaj hapësire në pronë përfshihet edhe stalla e kuajve, shtëpia e mysafirëve dhe garazhi për tri vetura.

Për aktorin është raportuar se po kalon periudhë të vështirë pasi aktualisht është duke jetuar ndaras me gruan e tij, aktoren dhe këngëtaren, Jennifer Lopez.

Ai deri më tani ka jetuar në një shtëpi me qira afër ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Garner.

Çifti Affleck-Lopez, së fundmi kanë qitur në shitje shtëpinë e tyre në Beverly Hills, 38 mijë metra katrorësh për 61 milionë dollarë, në të cilën ata jetuan për pak më shumë se një vit.

Lopez, e cila është parë duke kërkuar shtëpi në Los Angeles, së fundmi ka shitur një penthouse në New York për 25 milionë dollarë, ndërkohë që ka ende nën pronësi shtëpinë në Hamptons, për të cilën pati paguar 10 milionë dollarë, më shumë se dhjetë vite më parë.

Thashethemet se çifti është duke shkuar drejt divorcit po qarkullojnë që nga muaji maj, pasi Lopez u shfaq vetëm në ngjarjen e madhe MET Gala, ndërkohë ata nuk kanë dhënë asnjë deklaratë rreth lidhjes së tyre dhe mbajnë vazhdimit unazat e martesës.

Marketing