Aktori i njohur habit me deklaratën, zbulon sa është paguar në ‘2 gisht mjaltë’

Javë që po lëmë pas u dha premiera e filmit “2 gisht mjaltë”, me të dal në treg ky film po mirëpritet duke thyer rekorde ne kinematë shqiptare.

Marketing

Filmi I cili në personazhet kryesore ka dy prej emrave më të njohur, Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin është kthyer edhe në kryefjalën e mediave në të cilat po bënë bujë të madhe.

Emisioni i kësaj jave i ‘Xing me Ermalin’ iu kushtua pikërisht këtij filmi, duke u zbuluar edhe detaje të tjera të rëndësishme.

Ishin disa nga aktorët si Marjana Kondi, Natasha Sela, Koço Devole, Bujar Asqeriu, Rezart Veleshnja, Eglein Laknori, Ervin Bejleri, Margent Caushi, Ervin Doko që morën pjesë në “Xing me Ermalin” e kësaj jave.

Aktori Rezart Veleshnja ishte ai që habiti me deklaratën, ai u shpreh me humor se për këtë film është paguar 200 euro. “Po ne që kemi marrë 50 euro?”,ishte edhe reagimi i aktories tjetër Marjana Kondi.

“Po pse unë paskam qenë më i paguari?”, vazhdoi Ervin Bejleri.

“Pavarësisht se ti bën shaka, për aq punë sa ke bërë ke marrë më shumë se të tjerët”, i tha Ermali Rezartit. duke mos zbuluar shifrat e vërteta.
‘2 gisht mjaltë’ është prodhim i Mamaqi production me regji të regjisorit turk Emir Khalilzadeh dhe Ermal Mamaqit, ky film u dha premierë edhe në Prishtinë.