Aktori i njohur i humorit sulmohet me armë nga një grua

Aktori amerikan Charlie Sheen ka rënë pre e një sulmi me armë në banesën e tij në Malibu nga një femër.

Marketing

Ngjarja u regjistrua disa ditë më parë teksa aktori i njohur i humorit mori ndihmë mjekësore në vendngjarje, por nuk shkoi në spital.

Policia bën me dije se ka arrestuar agresoren, e identifikuar si Electra Schrock, e cila ka pasur dhe precedentë penalë të mëparshëm për sulm me armë dhe vjedhje banesash.

Departamenti i Sherifit të Los Anxhelosit konfirmoi sulmin ndaj aktorit të “Two and a Half Men”, ndërkohë që mësohet se autorja do të dalë përpara gjykatës javën që vjen.