Dita e sotme është mjaft e veçantë për aktorin Florjan Binaj.
Me ardhjen në jetë të një vajze të porsalindur aktori është bërë baba për herë të tretë.
Ai është gjithashtu baba i një djali Glauk dhe një vajze të quajtur Krena.
Aktori është përkrahës i çështjeve ambientalishte dhe lobues i ruajtjes së lumit Vjosa, andaj dhe vogëlushja e porsalindur është pagëzuar me emrin Vjosa
Lajmin e bëri të ditur vet aktori përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku u shpreh:
“Vjosa lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj. Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë. Jetë të gjatë e vogla jonë”.
https://www.instagram.com/florjanbinaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c7fdc512-f30f-4a15-a751-cdfc8c6ab8b8