Aktori i njohur kosovar, Jeton Zogjani gjatë ditës sotme ka qëndruar në Hagë.
Ai atje ka takuar ish-krerët e UÇK-së, shkruan lajmi.net.
Këtë Jetoni e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku tha se ish krerët e vendit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin me “moral të fortë”.
“Përkundër farsës dhe padrejtësisë që po u bëhet, ata ishin të fortë dhe me moral te lartë. U Shpreha mirënjohjen time atyre dhe nëpërmjet tyre të gjithë shokëve e bashkëluftëtareve te UÇK-së.”, shkroi ai.