Pas 23 vitesh martesë, aktori me origjinë shqiptare, Jim Belushi ka bërë kërkesën për divorc nga gruaja, Jennifer Sloan, në Gjykatën Superiore të Los Angeles.
Jim Belushi dhe Jennifer Sloan u martuan në maj 1998, dhe kanë dy fëmijë së bashku: vajzën Jamison, 22 vjeç dhe djalin Jared, 19-vjeç.
Ai ka pasur dy martesa të dështuara, me Marjorie Bransfield nga 1990 deri në 1992 dhe me Sandra Davenport nga 1980 deri në 1988.