Aktori Sean Penn ia dorëzon Oscarin e tij presidentit ukrainas

Sean Penn i ka dhënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky Oskarin e tij, duke i kërkuar atij që ta kthejë atë në Malibu kur kombi i tij të dalë fitimtar nga lufta me Rusinë.
Aktori dhe regjisori, 62 vjeçar, ka qenë një mbështetës i zëshëm i Ukrainës që nga shpërthimi i luftës në muajin shkurt, dhe kishte udhëtuar tashmë në Kiev dy herë brenda këtij viti përpara kësaj vizite.

Marketing

Duke u kthyer në kryeqytetin ukrainas për ta takuar Zelenskyn, të cilin më herët e quajti ‘mikun e tij të madh’, Penn u filmua duke tërhequr një nga çmimet e tij Oskar nga një çantë dhe duke e vendosur në tryezën e presidentit ukrainas.

“Kjo është për ty”, i tha aktori Zelenskyt. “Është thjesht një budallallëk simbolik, por nëse e di që është këtu me ju, atëherë do të ndihem më mirë dhe më i fortë për luftën. Kur të fitoni, kthejeni atë në Malibu. Do të ndihem shumë më mirë duke ditur se një pjesë e imja është këtu”, përfundoi ai.

Zelensky, i cili para hyrjes së tij në politikë ishte një aktor dhe komedian i njohur, e pranoi me mirënjohje statujën e Oskarit, duke e përshkruar atë si një “nder të madh”, shkruan DailyMail.