Milevski publikon listën për Finlandën dhe Azerbejxhanin

Seleksionuesi i përfaqësueses të Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kontrolluese kundër Finlandës dhe Azerbejxhanit.

Marketing

Nga 26 futbollistët të thirrur, edhe për këto dy ndeshje do të mungojë Arijan Ademi, ndërsa Stefan Ristovski do të jetë në dispozicionin e Milevskit. Në përfaqësuese pas një kohe rikthehet edhe sulmuesi, Ilija Nesterovski. Grumbullimi i përfaqësueses do të bëhet me 14 nëntor në Shkup.

Maqedonia ndeshjen e parë e luan me 17 nëntor kundër Finlandës, ndërsa tre ditë më vonë përballet me Azerbejxhanin. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Todor Proeski”.