17/06/2024
Ballina Lajme Maqedoni A po diskutohet hyrja e ASH-së në Qeveri? Përgjigjet Kovaçevski

A po diskutohet hyrja e ASH-së në Qeveri? Përgjigjet Kovaçevski

“Mund të them se shumica e partive politike janë për vazhdimin e rrugës evropiane, sigurisht duke marrë parasysh konkluzionet e arritura në Kuvend më 16 korrik të këtij viti.

Ka pasur një ose dy parti që nuk janë të interesuara për rrugën evropiane, por është mirë që u ulëm dhe mbajtëm takimin me liderët”, thotë Kovaçevski.

Ai shtoi se takimi i liderëve në Kuvend është mbajtur me qëllim që lirshëm dhe demokratik të shprehen të gjitha pikëpamjet lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me qytetarët dhe janë diskutuar për temat më aktuale në vend, veçanërisht për krizën energjetike