Aktori i pëlqyer turk Burak Ozçivit, i njohur si “Osmani” për publikun shqiptar është akuzuar nga 4 punonjës të serialit për ofendim.
Punonjësit kanë ngritur kallëzim penal ndaj aktorit duke pretenduar se ai i ka fyer teksa xhironin serialin “Osmani”.
Sipas mediave turke, është nisur një hetim kundër Burak me akuzën e “fyerjes publike të më shumë se një personi”.
Ndërsa Burak në një deklaratë tha: “Është e vërtetë që situata në xhirime ishte stresuese, por unë kurrë nuk kam ofenduar dikë. Të gjithë ata që më njohin e dinë që unë nuk jam person që fyej”.