Aktorja e njohur në rrezik për jetën, në luftë me sëmundjen e rëndë

Aktorja turke, Neslihan Atagül  javën e kaluar është dërguar me urgjencë në spital.

Marketing

Kohët e fundit aktorja ka humbur shumë pesha e teksa fansat prisnin ditën kur ajo do të kthehej në sheshxhirim, Neslihan i dha lamtumirën serialit televiziv ku po luante aktualisht, duke shpjeguar se nuk mund të vijojë më tej për shkak të sëmundjes së saj.

Mediat turke raportojnë se gjendja e saj është aq serioze saqë ekziston edhe rreziku i vdekjes.

Aktorja vuan nga koliti spastik dhe doktorët turq paralajmërojnë se gjendja e Neslihan është shumë serioze dhe se duhet të bëjë shumë kujdes me ushqimin, duke përjashtuar ato që përmbajnë gluten. Stresi, lëndët ushqyese jo natyrale, pesticidet dhe ilaçe të ndryshme, kryesisht për dhimbjen e kokës, janë të dëmshme për shëndetin e saj.

Ka qenë vetë aktorja ajo e cila e dha lajmin e largimit të saj nga seriali:

“Përshëndetje të gjithëve. Unë i them lamtumirë Nares, të cilën unë e ndjeva deri në qelizat e mia ndërsa luaja. Edhe pse e tolerova problemin që kisha prej kohësh, trupi im nuk tregoi atë tolerancë ndaj meje. Kam nevojë për pak pushim. Përshëndes ekipin tim të Vajzës së Ambasadorit! Faleminderit djema. Faleminderit audiencës sonë. Ju gjithmonë na keni mbështetur. Shihemi në histori të tjera sa më shpejt të jetë e mundur … “

Marketing