Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Ka disa ditë që aktorja e njohur turke, Semra Dinçer, po qëndron në Kosovë.
Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” është shoqëruar nga Arbnora Ademaj, shqiptarja e cila ka nisur karrierën si aktore në kinematografinë turke e edhe ka pasur rastin të takohet me aktoren e njohur atje.
Teksa po qëndron në Kosovë ajo ka vizituar disa vende, ndër to ka shkuar edhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.
Përveç Arbnorës atë po e shoqëron edhe aktori Vedat Bajrami.