Aktorja turke: Nëna ime është shqiptare, në shtëpi i ruajmë traditat

Aktorja e njohur turke, Su Burcu Yazgı Coşkun ka deklaruar se është me origjinë shqiptare. Teksa ishte e ftuar për një intervistë, Burcu tregoi se është lindur dhe rritur në Turqi, por nëna e saj është shqiptare dhe i ruan traditat e vendit. Kur u pyet nga moderatori rreth zakoneve dhe ushqimeve tradicionale të shqiptarëve, aktorja tha se në familjen e saj vazhdojnë ende traditat shqiptare.

Marketing

“Në shtëpi për shembull vazhdojnë traditat shqiptare ende, ushqimi i preferuar pulë me pilaf, është shumë e mirë”, tha aktorja.

Su Burcu Yazgı Coşkun ka luajtur në seriale të njohur si “Karadai”, “Kadin”, “Bizim Hikaye”, “Kuzgun” etj.