Aktvendim për rastin “Lëndina” të PSP-së

Në Gjykatën themelore penale Shkup sot duhet të shpallet aktvendimi për rastin “Lëndina” të Prokurorisë Speciale Publike, ku të akuzuar janë Dragan Pavloviq-Latas dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Zvezdan për të ndërtim të paligjshëm të tre shtëpive vila në Zelenikovë.

Marketing

Nga PSP-ja kërkojnë që gjykata t’i dënojë vëllezërit Pavlloviq për ndërtim të paligjshëm dhe t’ua marrë vilat.

Sipas PSP-së, të akuzuarit veprën e kanë bërë me paramendim pasi që edhe pse e kanë ditur se nuk ka të drejtë të ndërtimit, megjithatë kanë filluar të ndërtojnë dhe edhe pse në kundërshtim me ligjin kanë ndërtuar tre shtëpi vila në komunën e Zelenikovës.

Mbrojtja, megjithatë i konteston dëshmitë e PSP-së dhe thekson se nuk kanë arritur ta dëshmojnë veprën për të cilën i akuzojnë.

Në Gjykatën themelore penale Shkup sot duhet të mbahen edhe seanca të reja për rastet “Maxhar Telekom”,”Treqind” dhe “T.N.T.” të Prokurorisë Speciale Publike.

Rasti kundër ish-drejtorit të përgjithshëm dhe ish-drejtorit të financave të Telekomit të Maqedonisë, Atila Sendreu dhe Rolf Pllat, si dhe dy persona të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe nënshkrim të marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultuese me kompani qipriote, të njohur si “Maxhar Telekom”, e zhvillon gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa Lile Stefanovska nga PSP-ja.

Procedura gjendet në procedurë dëshmuese dhe merren në pyetje dëshmitarë të propozuar nga prokuroria.

Gjykimi për “Maxhar Telekom” filloi në vitin 2011, ndërsa më pas rastin e ka marrë PSP-ja. Përveç Sendrei dhe Pllat, akuzohen edhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius.Dyshohen se kanë nënshkruar marrëveshje fiktive për shërbime konsultuese me shtëpinë konsultuese qipriote “Çalteks holdings limitid” dhe në këtë mënyrë i kanë dëmtuar “Telekomin e Maqedonisë” dhe buxhetin e shtetit.

Në rastin “Treqind” akuzohet ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e MPB-së.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska në muajin maj të vitit të kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare , ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit e shfuqizoi aktvendimin e shkallës së parë për rastin dhe e ktheu në gjykim të sërishëm.

Sipas aktakuzës së PSP-së, Popovski nuk i ka respektuar rregullat ligjore për furnizim publik dhe e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro.

Në lëndën “T.N.T.”i cili ka të bëjë për prishjen e kompleksit banesor-afariste “Kosmos” të biznesmenit FIjat Canoski, mes të akuzuarve janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, si dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, autorët në vitin 2011 kanë bërë vepër penale nga urrejtja politike me prishjen e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit. .