Avokati i ish-ministrit Kreshnik Bekteshi, Elenko Milanov sot në një intervistë për TV21 i ka vlerësuar si të pabaza dhe absurde akuzat e bëra ndaj Bekteshit, si dhe ndaj 27 personave të tjerë.
“Periudha kohore e shënuar në urdhrin specifik që është hapur dje për këtë rast nga Prokuroria është se kjo ka ndodhur që nga viti 2012 dhe është duke përfshirë datën 16 mars 2025, kur ndodhi kjo ngjarje, gjë që besoj se është ligjërisht absolutisht e paqëndrueshme dhe absurde sepse mund të ketë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në shkaktimin e këtij aksidenti në çfarëdo mënyre, dhe Bekteshi dhe shumë të tjerë nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë pjesëmarrje të drejtpërdrejtë dhe në këtë kuptim, faj për gjithë këtë,” tha Milanov.
Intervistën e plotë me Milanovin mund ta ndiqni sonte në orën 19:00 në TV21.